Vende të lira pune – Bau Holding L.L.C

“Bau Holding” L.L.C si kompani lidere në ndërtim, patundshmëri, konsulencë inxhinierike dhe zhvillim projekteshe, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së numrit të të punësuarve. Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e Tre (3) Arkitektëve

   

Përshkrimi i vendit të punës:

“Bau Holding” L.L.C është duke kërkuar arkitekt të rinjë të cilët janë apsolvent ose kanë përfunduar fakultetit e Arkitekturës. Të cilët kanë energji dhe vullnet për punë, janë kurioz për të zënë njohuri të reja dhe për të ndërtuar një karrierë të sukseshme.

Kandidatët duhet të jenë të interesuar për punë në teren, të kenë njohuri fillestare lidhur me ndërtimin, të kenë njohuri lidhur me përdorimin e softwerëve professional, dhe e preferueshme është njohja e gjuhës Angleze.

Vendi i punës do të jetë në Prishtinë, dhe kushtet tjera të punës janë në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës.

   

Pozita: Arkitekte- Kujdesi ndaj Klientit

Një (1) vend i lirë pune në departamentin e Zhvillimit dhe Ekzekutimit të projekteve


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të prezantoj projektet tek klientët;

→ Të njohë mirë detajet e projektit për prezantim;

→ Të njohë mirë materialet dhe cilësitë e tyre, për prezantim.

→ Të pranojë kërkesat e klientëve;

→ Të rregulloj projektet sipas kërkesave të klientëve;

→ Të delegojë kërkesat e klientëve tek projekt menaxheri dhe zyra e shitjes;

→ Të asistoj në punët administrative për realizimin e projektit.

→ Të mbajë të organizuar kontratat me klient.

   

Pozita: Arkitekte- Barazime dhe kontrollë

Një (1) vend i lirë pune në departamentin e Zhvillimit dhe Ekzekutimit të projekteve


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të kryej kontrollën dhe barazimet për kontratat e kontraktorëve;

→ Të raportoj për cilësinë e punimeve dhe të planit dinamik;

→ Të raportojë për Pastërtinë, Mbrojtjen dhe Sigurinë në punë;

→ Të njohë mirë materialet dhe cilësitë e tyre dhe të kontrollojë përshtatshmërinë e tyrë me furnizimet;

→Të përgadisë situacionet mujore;

→ Të bashkëpunojë me departamentin e financave;

→ Të mbajë të organizuar kontratat me furnitorë dhe kontraktorë.

   

Pozita: Arkitekt në Teren – Praktikant, me mundësi punësimi

Një (1) vend i lirë pune në departamentin e Zhvillimit dhe Ekzekutimit të projekteve

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Ndihmon projekt menaxherin në teren;

→ Bën matje të ndryshme të objekteve në teren;

→ Përgaditja e paramasave dhe parallogarisë për materialin e nevojshëm;

→ Raportim javor tek projekt menaxheri;

→ Të kontrollojë projektin e infrastrukturës dhe materialet, të cilat do të aplikohen;
→ Të kontrolloj sasinë e nevojshme të materialit, të bëjë porosinë e materialit dhe

     të kontrolloj cilësinë e punës gjatë ndërtimit;

→ Të koordinohet me projekt menaxherin për materialet të cilat do të aplikohen në objekte;
→ Të kontrolloj pjesën vizuale, teknike sipas metodologjive të punës;

→ Të kontrolloj detaje dhe elemente arkitektonike gjatë realizimit të projektit.

→ Të përgadisë mëtodologjitë e punës në bazë të nevojës në teren

   

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Letër Motivuese (për pozitën, për të cilën aplikon)


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt – Kujdesi ndaj Klientit)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 18 Prill 2022

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.