Bëhu pjesë e historisë!

Në horizontin e vendit të lashtë, atje ku qëndresa merr formë kalaje, shtrihet Resorti më unik në vendin tonë realizuar nga Bau Holding. Ky Resort mishërohet me përjetimet më unike të qetësisë, atyre të relaksit, si dhe shumë përjetimeve të tjera. Resorti është unik për nga projektimi, vital për shëndetin për nga pozicionimi si dhe plotësues për nga historia.

Ky resort është projektuar të ketë tre lloje të shtëpive malore me synim që prefrencat dhe dëshirat e çdo njërit të plotësohen. Posedon shteg për ecje në një natyrë me pamje përallore, në një lartësi mbi detare rreth 1000m përballë kalasë së ndërtuar në shekullin e 13-të. Një resorti të tillë nuk kishte si t’i mungonte siguria. Andaj, kemi projektuar që e gjithë zona e resortit të jetë e rrethuar si dhe të gjitha hyrje-daljet në e nga resorti të jenë të kontrolluara.

Për ndërtimin e këtij Resorti janë angazhuar shumë profesionistë e punëtorë të zellshëm të cilët çdo ditë e më tepër po i afrohen fazës finale, fazës së përjetimeve.


Mundësia për blerje që ofron Qëndresa Resort i jep edhe më tepër avantazh këtij resorti. Secila shtëpi malore mund të paguhet brenda një afati pesë vjeçar pakamatë ku 30% e vlerës paguhet në fillim pastaj shumë e mbetur pjesohet në rata vjetore për pesë vitet e ardhshme.

Pagesa Vitet
30% → 2022
Rata I → 2023
Rata II → 2024
Rata III → 2025
Rata IV → 2026
Rata V → 2027

Përjetoni një vikend shumë më ndryshe! Larg zhurmës e pluhurit të qytetit, nën bukuritë që ofron natyrën përallore e Novobërdës në çdo stinë të vitit. Me vetëm 35km larg nga kryeqyteti, në një udhëtim dyzetёepesё minutësh në një rrugë krejtë të asfaltuar e me pamje magjepsëse, ju mund të përjetoni një vikend krejtë ndryshe nga ato që keni kaluar deri më tani..

Bëhu edhe ti pjesë e historisë duke përjetuar vet historinë e lashtë të Novobërdës!
Bëhu pronar i njërës prej shtëpive malore më unike në gjithë Kosovën!

Qëndresa Resort pjesë e: Bau Holding
Kontakti: +383 48 66 88 99