Bau Mineral

Prej vitit 2013 deri më sot, kompania Mineral LLC, në sajë të angazhimeve nga ana e një stafi profesionistësh të denjë, arriti majat e tregut të Kosovës sa i përket sasisë dhe kualitetit të zhavorrit, asfaltit dhe të betonit.

Në vitin 2015 kompania Mineral LLC përmes teknologjisë bashkëkohore rriti kapacitetin e prodhimit dhe furnizimit, brenda të cilit klientët do të gjejnë krejt çfarë u duhet: zhavorr, asfalt, beton – të gjitha të një kualiteti të lartë.

Tanimë Mineral LLC operon me mbi 150 punëtorë të profileve të ndryshme, të cilët përkujdesen që klientët t’i marrin shërbimet në kohë dhe me cilësinë e duhur.

Në mënyrë që të jemi në hap me kërkesat rregulluese ndërkombëtare për sigurinë e punëtorëve dhe ruajtjen e ambientit, kompania Mineral LLC plotëson edhe standardet në vijim:

• ISO 9001:2008 (Quality Management System)
• ISO 14001:2004 (Environmental Management System)
• OHSAS 18001:2007 (Occupational Health and Safety Management System)

Mineral LLC është ndër kompanitë e pakta në Kosovë që ka laboratorin e vet ku bëhen analiza ditore të kualitetit të betonit, zhavorit dhe asfaltit.

Gurthyesi ynë në Qikatovë të vjetër është i vetmi gurthyes në Kosovë që ka qasje në hekurudhë, gjë që mundëson transport më lehtë për distanca dhe sasi më të mëdha.


Gurthyesi funksionon me teknologji moderne, përmes së cilave bëhet nxjerrja, përpunimi dhe transporti i fraksioneve.

Fraksionet
•0/2mm •0/4mm •0/16mm •0/31.5mm •0/60mm •0/150mm •0/400mm
•2/4mm •4/8mm •8/11mm •8/16mm •16/22mm •16/31.5mm •30/60mm •30/150mm.

Kapaciteti i prodhimit të gurthyesit është 450m3/h.

Zhavori ynë i plotëson të gjitha standartet Evropiane.

Është i definuar nga aspekti i granulometrisë, rezistenca në shtypje të gurit, thërmiat e imta. Të gjitha janë konform standardit, andaj mund të perdoret për tampone, asfalt dhe beton.

Bau Beton

Betonieri ka një flotë makinerishë të rënda, që shërbejnë për prodhim, transport dhe pompim.
Produktet
Beton C - 12/15
Beton C - 16/20
Beton C - 20/25
Beton C - 25/30
Beton C - 30/37
Beton C - 35/45
Beton C - 40/50

Kapaciteti i prodhimit në betonier është 90m3/h

Përdorimi i aditivëve në beton

Për të ruajtur kualitetin e betonit deri në ekzekutim, ne përdorim aditivë nga brendi i njohur botëror “Sika”

Aditivët sigurojnë cilësinë e betonit varësisht prej sasisë, temperaturave dhe kohëzgjatjes së transportit.

Bau Asphalt

Shërbimet kryesore janë prodhimi dhe egzekutimi i asfaltit, punë që kryhen me manikeri të rënda dhe të kohës.

Llojet e asfaltit:
Asfalt AB/11
Asfalt AB/11 SMA
Asfalt AB/11 Eruptiv
Asfalt AB/16
Asfalt AB/16 Eruptiv
Asfalt AB/16 me Forta Fi
Asfalt Poroz (Drenazhues)
Bituzhavor BNS 16
Bituzhavor BNS 22
Bituzhavor BNS 32

Kapaciteti i prodhimit në Bau Asphalt është 120t/h



Department

Bajram Kastrati

Menaxher për beton

Burim Qela

Menaxher për asfalt

Driton Istogu

Menaxher për zhavor