Vend i lirë pune (1)
Bau Market po kërkon një Menaxher/e me përvojë punë, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!
→ Mbikëqyrë përmbushjen e procedurave dhe rregullave që janë caktuar nga kompania në njësi përkatëse;
→ Identifikon dhe kupton aktivitetet e kompanisë;
→Trajnon stafin dhe sigurohet se detyrat janë kuptuar dhe po zbatohen në përputhshmëri me rregulloren e brendshme të kompanisë;
→ Zbaton vendimet dhe direktivat që jepen nga menaxhmenti;
→ Implementon strategjinë e kompanisë për zhvillimin e sektorit përkatës;
→ Bën organizimin, ndarjen e punëve dhe të përgjegjësive të punonjësve;
→ Kontrollon stafin lidhur me zbatueshmërinë detyrat dhe përgjegjësitë e deleguara në bazë të përshkrimit të detyrave të punës;
→ I evidenton problemet në Bau Market dhe ofron zgjidhje të menjëhershme për to;
→ Udhëheqë, menaxhon dhe negocion drejtpërdrejtë shitjet madhore që përcaktohen në pajtim me menaxhmentin;
→ Analizon çmimet e tregut dhe përgatitë ofertat;
→ U bën vizita pune partnerëve afarist;
→ Kërkon raporte ditore, javore dhe mujore nga vartësit e tij dhe i paraqet tek CEO;
→ Komunikon në harmoni me menaxheret e pikave të tjera duke u bazuar në kodin e mirësjelljes me qëllim që të bartë dhe të merr përvojat më të mira;
→ Menaxheri i përgjigjet Kodit të mirësjelljes dhe etikës afariste;
→ Të veprojë me nder dhe korrektësi dhe në interesat më të mira të Punëdhënësit, duke shfaqur besnikëri edhe në prani të palëve të treta;
→ Kontrollon vazhdimisht mbarëvajtjen e procesit të punës së përditshme, gjithashtu jep rekomandime në përmirësim të vazhdueshëm të shpenzimeve.
→ 1,500.00 € Pagë Mujore;
→ Bonuse vjetore (Me arritjen e targetit të planifikuar, përfitimi i bonusit vjetor arrin deri në 50% të pagave vjetore);
→ Veturë zyrtare në dispozicion, për përdorim për qëllime të kompanisë, përfshirë edhe jashtë orarit të rregullt të punës, në përputhje me politikat e brendshme të kompanisë.
→ Trajnime profesionale;
Njohuritë dhe Shkathtësitë
→ Përparësi punësimi kanë aplikantët të cilët jetojnë në Komunën e Prizrenit;
→ Minimum 3 vjet përvojë pune menagjerjale apo në punë të ngjashme;
→ Njohuri të mira menaxheriale (planifikim, organizim, udhëheqje dhe mbikëqyrje të stafit);
→ Diplomë Universitare;
→ Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
→ Të njoh gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
→ Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
→ Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
→ Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
→ Të posedojë patente shofer kategoria (B);
Dokumentet e kërkuara:
→ CV
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Menaxher/e i Njësisë)
→ Ky konkurs do jetë i hapur deri më 05.02.2026.
Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju.
Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.