Pozita: Recepsioniste
Kompania: Al Trade Holding L.L.C
Raporton: Udhëheqësit
Lokacioni primar i punës: Zyre të Kompanisë – Veternik, Prishtinë
Përshkrimi i vendit të punës
Detyrë primare e recepsionistes është të dije te përfaqësoj kompaninë para palëve të treta, të jetë e shkathët në komunikim, të dijë të organizoj kohën dhe takimet si dhe mbaje situatën nën kontrolle edhe në raste të punës nën presion.
Detyrat dhe përgjegjësitë
* Përgjigjet në telefonata dhe u jep informata telefonuesve, pranon mesazhe ose e transferon thirrjen tek individët e duhur;
* Mirëpret vizitorët dhe telefonuesit, trajton kërkesat e tyre, ju jep zgjidhje apo i drejtoni tek personat e duhur sipas nevojave të tyre;
* Organizon konferenca, takime dhe rezervime udhëtimi për personelin e zyrës;
* Kompleton formularë në përputhje me procedurat e kompanisë;
* Harton, shkruan dhe shpërndan shënimet e takimeve dhe raportet;
* Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe informacione të tjera;
* Ruan oraret në kalendarin e ngjarjeve;
* Bënë kopje të dokumenteve dhe materialeve të tjera të shtypura;
* Programon dhe konfirmon emërimet për klientët, konsumatorët ose mbikëqyrësit;
* Koordinon konferencat dhe takimet;
* Rendit dhe shpërndan furnizimet;
* Shqyrton punën e bërë nga të tjerët për të kontrolluar drejtshkrimin dhe gramatikën e saktë, të sigurohet që politikat e formatit të shoqërisë të ndiqen dhe të rekomandojnë rishikime;
* Mbikëqyrë zyret, dhe siguron orientim për stafin e ri;
* Punon me pajisje të zyres si: makina me faks, fotokopjues, sisteme telefonike, përpunim teksti, menaxhim të bazës së të dhënave dhe aplikacione të tjera.
* Të jetë përgjegjëse në punën që bënë;
* Të respektoj hierarkinë dhe specifikat e kompanisë;
* Kryen detyra sipas kërkesës ne pune te ngjashme te profesionit te saj.
Njohuritë dhe shkathtësitë
* Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
* Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze, njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
* Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
* Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
* Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
Dokumentet e kërkuara
* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Referencat e punës
Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 25/10/2019.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.