Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përshkruan pasqyrat e verifikimit të parametrave në presë;
- Përshkruan pasqyrat e analizave të lëndës së parë në përpunim;
- Marrja e mostrave të argjilës në procesin e prodhimit;
- Testimi i mostrave në Laborator si dhe Raportimi tek Përgjegjësi për cilësinë;
- Në raste më të ndërlikuara dhe në ato me natyrë të ndërhyrjes ekipore kërkon ndihmë nga ekipet apo personat përkatës;
- Duhet të jetë komunikativ dhe bashkëpunues edhe me punëtorët tjerë, për kryerje sa më efikase të punëve;
- Për të gjitha punët e kryera dhe të pakryera (me arsyetim), si dhe për probleme tjera përgjigjet tek përgjegjësi;
- Gjithmonë i zbaton procedurat dhe rregullat nga aspekti i sigurisë në punë;
- Kryerja e punëve tjera – sipas nevojës dhe natyrës së profesionit që zhvillon kompania.
Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
- Të ketë minimalisht 3 vite përvojë të ngjashme;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
- Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në ekip
- Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
- Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.
Dokumentet e kërkuara:
* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara
Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu *Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. Shembull: Elektricist, Teknik Laboratori …
* Konkursi do jete i hapur deri me 15.10.2019