Vend i lirë pune – Elektricist

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën asistencë teknike në mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike, si dhe ndërrimin e pjesëve të amortizuara, të cilat paraqiten gjatë orarit të punës në objektin e fabrikës;
  • Evidenton nevojat dhe porosit pjesë për mënjanimin e dëmeve, defekteve të tjera;
  • Në raste më të ndërlikuara dhe në ato me natyrë të ndërhyrjes ekipore kërkon ndihmë nga ekipet apo personat përkatës;
  • Duhet të jetë komunikativ dhe bashkëpunues edhe me punëtorët tjerë, për kryerje sa më efikase të punëve;
  • Për të gjitha punët e kryera dhe të pakryera (me arsyetim), si dhe për probleme tjera përgjigjet tek përgjegjësi i ndërrimit;
  • Kryerja e punëve tjera – sipas nevojës dhe natyrës së profesionit që zhvillon kompania.

 

 Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

 

Dokumentet e kërkuara:
* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara

Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu *Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. Shembull: Elektricist, Teknik Laboratori …
* Konkursi do jete i hapur deri me 15.10.2019