Vend i lirë pune – Asistent i/e financave

Pozita
Asistent i/e Financave

 

Kompania
Bau Holding L.L.C

 

Raporton
CEO

 

Lokacioni primar i punës
Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë
* Regjistrimi I blerjeve dhe shitjeve në sistem;
* Regjistrimi i bankave në sistem;
* Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitorë dhe parapagimeve;
* Përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rendësi;
* Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve për qira, interes dhe tatime tjera direkte;
* Krijimi i raporteve te ndryshme sipas kërkesës;
* Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit.

 

Njohuritë dhe Shkathtësitë
* Diplomë Universitare (Fakulteti Ekonomik);
* SCAAK- niveli i pare (dëshmitë e ofruara do të jene përparësi)
* Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
* Njohuri të mira të punës me kompjuter, me theks të veçantë Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
* Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
* Njohuri te mira ne punën me softweret kontabel;
* Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit.
* Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
Të posedoj patente shofer. Kategoria B

Dokumentet e kërkuara
* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Referencat e punës
Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@bau-holding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 13.02.2020.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.