Vend i lirë pune – Dizajner/e Grafik

Titulli/Pozita: Dizajner/e Grafik
Kompania: BauMarket sh.p.k.
Raporton: Drejtorit të marketingut
Vendi/Lokacioni: Prishtinë

 

Detyrat
* Krijimin e dizajnëve me një impakt vizual dhe në përputhje me mesazhin.
* Merr pjesë ne mirëmbajtjen e rrjeteve sociale dhe komunikimin përmes tyre.
* Të zhvilloj ide dhe koncepte kreative, të gjejë zgjidhjen e përshtatshme për të përmbushur kërkesat e brendshme të kompanisë për një aktivitet te caktuar.
* Përgatitja e kampanjave te marketingut, përfshirë dizajnimin e broshurave, posterave dhe definimi i mënyrës së shpërndarjes dhe ekzekutimit.
* Mirëmbajtja e Web faqes së kompanisë.
* Kontribuon në dizajnim të produktit, pozicionimin e tyre dhe përcaktimin e mënyrës së shitjes.
* Kontribuon në ekip duke përmbushur kërkesat dhe arritjen e rezultateve sipas nevojës
* Vizita në pikat e kompanisë.

 

Kualifikimet e kërkuara
* Preferohet Diploma Universitare
* Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të programeve për dizajnim Corel Draw (Primar), Adobe Photoshop, Adobe Illustrator dhe pakos së Microsoft Office (Power Point, Excel, Word) çdo trajnim apo çdo gjë shtese do te jete përparësi për secilin kandidat.
* Të ketë njohuri të mirë të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur)
* Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar,
* Të jetë kreativ/e dhe të ketë aftësi komunikuese.
* Të jete i/e aftë të punoje në grup dhe punë individuale.
* Të posedoj patente shofer. Kategoraia B
* Kandidatët që kanë përvojë pune në kompani të ngjashme kanë përparësi.

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@bau-holding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkurroni.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 26/02/2020.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për testim do të kontaktohen.