Vend i lirë pune – Asistent i/e financave

Pozita: Asistent i/e Financave
Kompania: Bau Holding L.L.C
Raporton: CFO
Lokacioni primar i punës: Prishtinë


Detyrat dhe përgjegjësitë
*Regjistrimi I blerjeve dhe shitjeve në sistem;
*Regjistrimi i bankave në sistem;
*Regjistrimi i shpenzimeve operative, qirasë, pagave, zhvlerësimit, notave kreditore, notave debitorë dhe parapagimeve;
*Përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre me dokumentacion mbështetës si dhe raportimi i çështjeve me rendësi;
*Kalkulimi dhe përgatitja e deklarimeve për qira, interes dhe tatime tjera direkte;
*Krijimi i raporteve te ndryshme sipas kërkesës;
*Ndihma në punët kontabël të mbylljes së muajit dhe mbylljes së vitit.

Njohuritë dhe Shkathtësitë
*Diplomë Universitare (Fakulteti Ekonomik);
*SCAAK- niveli i pare (dëshmitë e ofruara do të jene përparësi)
*Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
*Njohuri të mira të punës me kompjuter, me theks të veçantë Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
*Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
*Njohuri te mira ne punën me softweret kontabel;
*Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit.
*Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
Të posedoj patente shofer. Kategoria B
Dokumentet e kërkuara *CV në format Evropian
*Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
*Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@bau-holding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 20.05.2020.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.