Vend i lirë pune – Shitës në sektor

Pozita Shitës në sektor
Kompania Bau Market Sh.p.k
Raporton Përgjegjësit të sektorit
Lokacioni primar i punës Prizren


Përshkrimi i vendit të punës
Shitës në sektor është pozitë e rëndësishme në procesin e shitjes.
Detyrë kryesore e sektoristit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është kujdesi që të mos ketë mungesë të stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.


Detyrat dhe përgjegjësitë
• Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e trageteve;
• Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të mallit në sektorin e tij;
• Të njoh blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
• Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjej zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofroj disa zgjidhje alternative;
• Te kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
• Të ekspozoj mallin dhe mirëmbaj hapësirat shitëse;
• Të ndaj përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj ne avancimin e stafit te ri;
• Të jetë gjithmonë i gatshëm të punoj edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
• Të njoh sakte mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të Bau Market.
• Bartja e gardërobës me shenja identifikuese të kompanisë gjatë orarit të punës.


Njohurite dhe shkathtësitë
• Të ketë aftësi të shumë mira komunikuese;
• Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
• Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
• Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
• Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
• Të jetë i aftë të punoj në ekip
• Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
• Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.


Dokumentet e kërkuara
• CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
• Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@bau-holding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 14.10.2020.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.