Vend i lirë pune – Zyrtar ligjor

Pozita
Zyrtar ligjor


Kompania
Bau Holding LLC


Raporton
CFO & CEO


Lokacioni primar i punës
Prishtinë


Përshkrimi

Ne po kerkojmë të rekrutojmë një zyrtar/këshilltar ligjor i cili do të jetë përgjegjës për draftimin e dokumenteve ligjore dhe administrative, identifikimin e rriskut ndaj mospërputhjeve ligjore të aktivitetit të kompanisë dhe zgjidhjen e këtyre çështjeve si dhe këshillimin ligjor në lidhje me çështje të ndryshme që lidhen specifikisht me ligjet dhe rregullat në fuqi.
Para së gjithash ne po kërkojmë një këshilltar ligjor që ka aftësi shumë të mira të shprehjes dhe të shkruarit, shkathtësi analitike dhe të hulumtimit, aftësi për të interpretuar arsyeshëm dhe për të gjykuar drejtë si dhe të jetë në gjendje për të punuar në grup. Kërkojmë një profesionist të fushës i cili e mbanë vetën të përditësuar me ndryshimet e ligjeve, respekton afatet dhe mbanë përgjegjësi për punën që kryen.


Detyrat dhe përgjegjësitë

– Asistimi i menaxhmentit dhe departamenteve tjera në kuptimin e rreziqeve ligjore dhe kontraktuale dhe zbutjen apo eliminimin e tyre
– Asistimi i menaxhmentit në negociatat me klientët (blerës dhe shitës), partnerët e ndërmarrjeve të përbashkëta dhe nënkontraktorët kryesorë.
– Siguron mbështetje, jep këshilla dhe udhëzime spas nevojës, për anëtarët e ekipeve të projektit dhe te menaxherët e lartë, për çështjet ligjore dhe kontraktuale për projektet, si në kontratat kryesore ashtu edhe në nën-kontratat.
– Të përfshihet në mosmarrëveshjet kontraktuale me klientët (blerësit/shitësit) dhe nënkontraktorët apo palët tjera të treta në mënyrë që pretendimet dhe mosmarrëveshjet të trajtohen në mënyrë të tillë që të arrijnë avantazhin optimal tregtar për kompaninë, me rrezik minimal. Përgatit dokumentet e zgjidhjes dhe sigurohet që kjo të ketë përfunduar në mënyrë efektive.
– Të komunikoj, të jep instruksione dhe të rishikoj/mbikëqyr punën e avokatëve të jashtëm në çështje gjyqësore dhe çështje të tjera ligjore në lidhje me biznesin e kompanive.
– Të hartojë kontratat dhe dokumentet tjera ligjore sipas këreksës së manaxhmentit.
– Të zhvilloj dhe të mirëmbaj modelet standarde të kontratave që përdoren shpesh në aktivitetin e kompanisë.
– Të sigurohet se çdo kontratë apo marrëvshje me palët e treta të jetë konform ligjit dhe rregulloreve respektive dhe të sigurohet se këto dokumente arrijnë avantazhin optimal tregtar për kompaninë.


Njohuritë dhe Shkathtësitë

– Të ketë diplomë në fakultetin Juridik (do te kenë përprësi personat me shkollim specifik apo me experiencë në fushën e të drejtës civile dhe komerciale).
– Të ketë minimum dy vite pervojë pune në të drejtën civile dhe komerciale.
– Të ketë aftësi shumë të mira të artikulimit të mendimit dhe në të shkruarit profesional.
– Të kete aftësi shumë të mira analitike dhe hulumtuese.
– Të njohë në nivel të mjaftueshëm infrastrukturen ligjore të Kosovës dhe specifikisht ligjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kompanisë (Ligjin e ndërtimit, ligjin e punës, ligjin për marrëdhëniet e detyrueshme, ligjin për kompanitë tregtare etj).
– Të këtë experiencë në draftimin e kontratave dhe dokumenteve tjera ligjore dhe administrative.

Të njohë gjuhën angleze ne të folur dhe të shkruar.
– Mundësi dhe aftësi për të punuar në ekip.


Dokumentet e kërkuara
– CV në format Evropian
– Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
– Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@bau-holding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni. Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 30 Nëntor 2020.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.