HOTEL GRAND – prezantimi për Investim Strategjik zhvilluar nga Bau Holding L.L.C.

Jemi krenar te ju prezantojmë projektin e zhvilluar nga Bau Holding LLC qe përfshinë Hotelin Grand, sheshin Heroinat dhe lidhjen me platformën e NewBorn.

Ky projekt tashme ka kaluar me vota unanime te 8 anëtarëve te Grupit Operacional, një grup profesionistësh të deleguar nga ministritë respektive ( MTI, MF, MEA, MBPZHR, MZHR, MD), Komuna e Prishtinës dhe avokati i popullit. Shume shpejt sipas procedurave qe përcakton Ligji për Investime Strategjike do t’i kaloj Kuvendit te Kosovës për votim.
.


Godina e Hotel Grand gjendet ne listën e objekteve të mbrojtura dhe projekti ynë ruan identitetin dhe arkitekturën origjinale te godinës se Hotel Grand. Ne ato pjesë të godinës ku ky identitet është shkatërruar nder vite do të ri konstruktohet.

Para se gjithash projekti ynë ka për qellim rikthimin në jetë te komplet zonës, lidhjen dhe krijimin e një hapësire dinamike dhe komunikuese mes sheshit Zahir Pajaziti, sheshit Heroinat, platformës se Newborn dhe rrugës Garibaldi.
.

Ky investim aktualizon dhe e kthen ne qendër të vëmendjes një nga godinat ikone të qytetit siç është Hotel Grand. Qendrës se qytetit i jep gjallëri, e kthen vëmendjen e qytetareve tek qendra e qytetit dhe kontribuon qe e gjithë zona të bëhet me dinamike.

Investimi përfshinë në vete hotelin, qendrën tregtare, zyre administrative, parking nëntokësor si dhe shume hapësira tjera rekreacioni dhe publike.

Investimi qe parashihet të bëhet kap vlerën e mbi 43 mil euro dhe do te behet së bashku me partnerin tonë zviceran ASH Immoservice. Gjate fazës se investimit do të punësohen mbi 1000 punëtor kurse ne fazën e lëshimit ne operim do te punësohen mbi 1100 punëtor.

Përfitimet direkte ne buxhetit të shtetit në formë taksash dhe tatimesh qofte nga investimi por edhe nga te hyrat që do të gjeneroj projekti si biznes kalojnë vlerën e mbi 30 mil eurove ne 15 vitet ne vijim apo rreth 17 mil euro llogaritur me vlerën aktuale neto (NPV).

Ne po presim me padurim fillimin e këtij projekti.
Kryeqytetit i mungon qendra e tij, i mungojnë godinat ikonike, përfaqësuese dhe ky projekt është mundësi e mirë qe të lëvizim ne krijimin e një zone qendër sikurse e kane te gjitha kryeqytetet e rajonit dhe Evropës.