Vend i lirë pune – Dizajner/e grafik/e

Titulli/Pozita: Dizajner/e Grafik
Kompania: Bau Market sh.p.k.
Raporton: Drejtorit të marketingut
Vendi/Lokacioni: Prishtinë

Detyrat
* Krijimin e dizajnëve me një impakt vizual dhe në përputhje me mesazhin.
* Merr pjesë ne mirëmbajtjen e rrjeteve sociale dhe komunikimin përmes tyre.
* Të zhvillojë ide dhe koncepte kreative, të gjejë zgjidhjen e përshtatshme për të përmbushur kërkesat e brendshme të kompanisë për një aktivitet te caktuar.
* Përgatitja e kampanjave te marketingut, përfshirë dizajnimin e broshurave, posterave dhe definimi i mënyrës së shpërndarjes dhe ekzekutimit.
* Mirëmbajtja e Web faqes së kompanisë.
* Kontribuon në dizajnim të produktit, pozicionimin e tyre dhe përcaktimin e mënyrës së shitjes.
* Kontribuon në ekip duke përmbushur kërkesat dhe arritjen e rezultateve sipas nevojës
* Vizita në pikat e kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara
* Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të programeve për dizajnim Corel Draw (Primar), Adobe Photoshop, Adobe Illustrator dhe pakos së Microsoft Office çdo trajnim apo çdo gjë shtese do te jete përparësi për secilin kandidat.
* Preferohet Diploma Universitare
* Të ketë njohuri të mirë të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur)
* Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës
* Të ketë sy të mprehtë për estetikën dhe detajet
* Të ketë shpirt ekipor dhe vetiniciative
* Të posedojë patente shofer. Kategoraia B
* Kandidatët që kanë përvojë pune në kompani të ngjashme kanë përparësi.

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@bau-holding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkurroni.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 16/02/2021.

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për testim do të kontaktohen.