Bau Holding i dhuroi donacion shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë.

Bau Holding i dhuroi kompjuterë për dy klasa punuese shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë.
Duke qenë se ne si kompani tashmë kemi realizuar në mënyrë të efektshme aspektin operativ të funksionimit, duam që, në kuadër të përgjegjësisë sociale që kemi, t’u ndihmojmë edhe të tjerëve për një ndikim sa më pozitiv në mjedisin ku jetojmë.

.

Drejtori i shkollës, Dr. Jahë Sahiti, falënderoi kompaninë BauHolding për donacionin, duke shprehur kënaqësinë e madhe për këtë përkrahje tejet të nevojshme. Të nderuar nga ky gjest, në shenjë falënderimi, shkolla i dha mirënjohje kompanisë Bau Holding.