Nxënësit e shkollës ‘’Zenel Hajdini’’ filluan sot praktikën në Bau Market.

Nxënësit e shkollës së mesme të lartë, Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj filluan sot me praktikë në sektorin e Kopshtarisë dhe Veglave të punës. BAU Market ka vendosur t’i përkrah këta nxënës duke ju mundësuar këtë punë praktike me qëllim që t’i inkurajojnë ata të fillojnë udhëtimin e tyre drejt qëllimeve afatgjate. Nxënësit të cilët do të tregojnë sukses në punë praktike do të kenë mundësi që në të ardhmen të bëhen pjesë e ekipës së BauMarket.

#baumarket#baushembull