Vend i lirë pune – Arkitekt- Kujdesi ndaj klientit / Praktikant

“Bau Holding” L.L.C si kompani lidere në ndërtim, patundshmëri, konsulencë inxhinierike dhe zhvillim projekteshe, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së numrit të të punësuarve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 1 (Një) Praktikante “Arkitekte – Kujdesi ndaj Klientit”, e cila do të ketë mundësi punësimi si punonjëse e rregullt.

Pozita: Arkitekt- Kujdesi ndaj Klientit / Praktikant

Një (1) vend i lirë pune në departamentin e Zhvillimit dhe Ekzekutimit të projekteve

Përshkrimi i vendit të punës:

“Bau Holding” L.L.C është duke kërkuar vajza të reja të cilat janë apsolvente ose kanë përfunduar fakultetit e Arkitekturës. Të cilat kanë energji dhe vullnet për punë, janë kurioz për të zënë njohuri të reja dhe për të ndërtuar një karrierë të sukseshme.

Kandidatet duhet të jenë të interesuara për punë në teren, të kenë njohuri fillestare lidhur me ndërtimin, të kenë njohuri lidhur me përdorimin e softwerëve professional, dhe e preferueshme është njohja e gjuhës Angleze.

Vendi i punës do të jetë në Prishtinë, dhe kushtet tjera të punës janë në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të prezantoj projektet tek klientët;

→ Të njohë mirë detajet e projektit për prezantim;

→ Të njohë mirë materialet dhe cilësitë e tyre, për prezantim.

→ Të pranojë kërkesat e klientëve;

→ Të rregulloj projektet sipas kërkesave të klientëve;

→ Të delegojë kërkesat e klientëve tek projekt menaxheri dhe zyra e shitjes;

→ Të asistoj në punët administrative për realizimin e projektit.

→ Të mbajë të organizuar kontratat me klient.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt – Kujdesi ndaj Klientit)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 11 Korrik 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.