Vend i lirë pune – Inxhinieri i Teknologjisë

“IMN-Bau Block” si kompani lidere në prodhimin e produkteve nga argjila, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së numrit të të punësuarve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 1 (një) Inxhinieri të Teknologjisë në “IMN-Bau Block” në Gjakovë.

Pozita: Inxhinieri i Teknologjisë

Përshkrimi i vendit të punës:

Inxhinieri i Teknologjisë në fabrikën e tjegullave është pozitë shumë e rëndësishme në procesin e prodhimit. Detyrë kryesore e tij është njohja e produkteve dhe procesit të punës, dhe identifikimi i nevojave të prodhimit. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është menaxhimi i stafit vartës dhe koordinimi i tyre në proceset e punës.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Përgjegjës për përcaktimin e cilësisë së argjilës për prodhimin e produkteve finale;

→ Përgjegjës për prodhimin dhe verifikimin e lëndës së parë në laborator;

→ Përgjegjës për ndërrimin e produkteve gjatë procesit të prodhimit;

→ Përgjegjës për tharjen e produktit;

→ Përgjegjës për funksionimin e temperaturave të terseve;

→ Përgjegjës për pjekjen e produktit në furra; 

→ Përgjegjës për punëtorët e energjetikës për pjekjen e produktit final dhe kontrolla të

     vazhdueshme të temperaturave të furrave;

→ Përgjegjës për kontrollimin e daljes së produktit gjithashtu, duhet të kontrollohet pesha e

     produktit, të bëhet matja e dimenzioneve të produktit para hyrjes së produktit në

     tharëse dhe pas daljes së produktit nga tharësja;

→ Përgjegjësi duhet të jetë i gatshëm të punojë me ndërrime një javë paradite një javë mbasdite;

→ Përgjegjës për punëtor për sigurinë në punë.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë shkollim adekuat për pozitën e punës;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet në fushën relevante do të jenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;
  • Përvojë dy (2) vjeçare e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Inxhinier i Teknologjisë)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 21 Korrik 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.