Vende të lira pune – Dizajner i enterierit aksesoreve shtëpiak, zyreve dhe kopshtit

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të rrjetit të pikave shitëse dhe numrit të punëtorëve, ky fakt rrit nevojën për rekrutim të një numri më të madh të punëtorëve.
Andaj ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 4 (katër) Arkitektëve, të cilët aftësi të veçantë duhet të kenë rreth Dizajnit Industrial.

Pozita: Dizajner i enterierit dhe aksesoreve shtëpiak, zyreve dhe kopshtit

4 (Katër) vende të lira pune në sektorin si më poshtë:

Përshkrimi i vendit të punës:

“Bau Market” është duke kërkuar djem dhe vajza të reja të cilët janë apsolvent ose kanë përfunduar fakultetit e Arkitekturës. Të cilët kanë energji dhe vullnet për punë, janë kurioz për të zënë njohuri të reja dhe për të ndërtuar një karrierë të sukseshme.

Kandidatët duhet të jenë të interesuar për punë në Dizajn Interior, të kenë aftësi krijuese, të kenë njohuri lidhur me përdorimin e softwerëve professional siç janë AutoCAD, ArchiCAD, SketchUp, dhe e preferueshme është njohja e gjuhës Angleze.

Vendi i punës do të jetë në Prishtinë, dhe kushtet tjera të punës janë në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Dizajnim të enterierit dhe aksesorëve shtëpiak, zyreve dhe kopshti;

→ Përcaktimi i materialeve të nevojshme;

→ Përcaltimi i kostos për materialet e specifikuara në projekt;

→ Përgatitja e rendereve dhe materialeve tjera përcjellëse vizuale të dizajneve të enterierit dhe  

     aksesorëve shtëpiak, zyreve dhe kopshtit

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/Praktikant)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 25 Korrik 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.