Vende të lira pune – Bau Market Prizren

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të tij dhe kjo kërkon edhe rritjen e numrit të punëtorëve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 6 (gjashtë) punëtorëve për pikën tonë të shitjes në Prizren.

‫‫

Pozita: Shitës në sektor

Dy (2) vende të lira pune në sektorin si më poshtë:

→ Sektori i Ujësjellësit

Pozita: Shitës në sektor

Tre (3) vende të lirë pune në sektorin si më poshtë:

→ Sektori i Veglave të Punës

‫‫

Përshkrimi i vendit të punës:

Shitës në sektor është pozitë shumë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e shitësit është njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme menaxhimi i stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;
→ Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të

     mallit në sektorin e tij;

→ Të njohë blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;

→ Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofrojë  

     disa zgjidhje alternative;

→ Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;

→ Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;

→ Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj në avancimin e stafit të ri;
→ Të jetë gjithmonë i gatshëm të punojë edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të

     “Bau Market”.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

‫‫

Pozita: Shofer i kategorisë C

Një (1) vend i lirë pune

‫‫

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës sektori)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 27 Gusht 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.