Vende të lira pune – Bau Mineral – Miradi e Epërme, Fushë Kosovë.

“Bau Mineral” si kompani lidere në prodhimin dhe përpunimin e zhavorit, asfaltit, dhe betonit është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të kapaciteteve të saj, marr këtë shkas është e nevojshme që të rritjet edhe numri i të punësuarve brenda kompanisë.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 4 (katër) punëtorëve për njësinë tonë Bau Beton në Miradi të Epërme.

Pozita: Shofer i kategorisë C të plotë

Katër (4) vende të lira pune

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë aftësi ngasëse shumë të mira;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Përshkrimi i vendit të punës:

Pozita e Shoferit është pozitë e rëndësishme në procesin e punës brenda organizimit të kompanisë Bau Mineral. Detyrë kryesore e shoferit është drejtimi i automjeteve të kompanisë sipas nevojave dhe kërkesave të saj. Respektimi i rregullave të komunikacionit, rregullave të punës, mbrojtjes dhe sigurisë në punë, kujdesi ndaj mirëmbajtjes së automjetit janë disa nga obligimet e pashmangshme të një shoferi.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shofer)

→ Të interesuarit për pozitën e punës, munden të paraqiten në njësinë Bau Beton në Miradi të Epërme, për të plotësuar fizikisht aplikacionin për punë.

→ Numri kontaktues: 049 717 717

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 30 Gusht 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.