Vende të lira pune – Bau Market Prizren

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të tij dhe kjo kërkon edhe rritjen e numrit të punëtorëve.
Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e shtatë (7) punëtorëve për pikën tonë të shitjes në Prizren.

Pozita: Shitës në sektor
Tre (3) vende të lira pune në sektorin si më poshtë:
→ Sektori i Ujësjellësit

Pozita: Shitës në sektor
Dy (2) vende të lira pune në sektorin si më poshtë:
→ Sektori i Meremetimit

Pozita: Shofer i kategorisë C
Dy (2) vende të lira pune

Përshkrimi i vendit të punës:
Shitës në sektor është pozitë shumë e rëndësishme në procesin e shitjes. Detyrë kryesore e shitësit është njohja e procesit të shitjes, njohja e produkteve, njohja e blerësve, identifikimi i nevojave të tyre, dhe rritja e shitjeve. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të rëndësishme është edhe menaxhimi i stokut, dhe ekspozimi i mallit të bëhet në mënyrën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Të kontribuoj direkt me punën e tij në rritjen e shitjeve dhe realizimin e targeteve;
→ Të jetë në dijeni të plotë për specifikave teknike të mallrave në market e në veçanti të
mallit në sektorin e tij;
→ Të njohë blerësit, kërkesat e tyre dhe të dijë nevojat e tyre;
→ Të jetë në gjendje që gjithmonë të gjejë zgjidhjen e duhur për blerësin apo të ofrojë
disa zgjidhje alternative;
→ Të kujdeset që stoku të mos jetë mungesë;
→ Të ekspozoj mallin dhe mirëmbajë hapësirat shitëse;
→ Të ndajë përvojat me të tjerët dhe të kontribuoj në avancimin e stafit të ri;
→ Të jetë gjithmonë i gatshëm të punojë edhe në sektorët tjerë kur kjo kërkohet;
→ Të njoh saktë mënyrën e funksionit të sistemeve dhe operacioneve të brendshme të
“Bau Market”.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
• Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
• Shkollimi dhe trajnimet në fushën relevante do të kenë përparësi;
• Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
• Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
• Të jetë i aftë të punoj në ekip
• Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
• Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Përshkrimi i vendit të punës për pozitë Shofer:
Pozita e Shoferit është pozitë e rëndësishme në procesin e punës brenda organizimit të kompanisë “Bau Market”. Detyrë kryesore e shoferit është drejtimi i automjeteve të kompanisë sipas nevojave dhe kërkesave të saj. Respektimi i rregullave të komunikacionit, rregullave të punës, mbrojtjes dhe sigurisë në punë, kujdesi ndaj mirëmbajtjes së automjetit janë disa nga obligimet e pashmangshme të një shoferi.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
• Patent shofer me kategorinë C të plotë;
• Të ketë aftësi ngasëse shumë të mira;
• Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
• Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
• Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
• Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Dokumentet e kërkuara:
→ CV në format Europian
→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale
→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë

Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Shitës sektori)
→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 23 Nëntor 2021
Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.