Vende të lira pune – Elektricist – Praktikant Elektricist

“IMN-Bau Block” si kompani lidere në prodhimin e produkteve nga argjila, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së numrit të të punësuarve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 1 (një) Elektricist dhe 1 (një) Praktikant Elektricist në “IMN-Bau Block” në Gjakovë.

Pozita: Elektricist/ Praktikant Elektricist


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Bën asistencë teknike në mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike, si dhe ndërrimin e pjesëve të amortizuara, të cilat paraqiten gjatë orarit të punës në objektin e fabrikës;  

→ Evidenton nevojat dhe porositë pjesë për mënjanimin e dëmeve, defekteve të tjera;

→ Në raste më të ndërlikuara dhe në ato me natyrë të ndërhyrjes ekipore kërkon ndihmë nga ekipet apo personat përkatës;

→ Duhet të jetë komunikativ dhe bashkëpunues edhe me punëtorët tjerë, për kryerje sa më efikase të punëve;

→ Për të gjitha punët dhe për problemet tjera përgjigjet tek përgjegjësi i ndërrimit;

→ Kryerja e punëve tjera – sipas nevojës dhe natyrës së profesionit që zhvillon kompania.

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë shkollim adekuat për pozitën e punës;
  • Për pozitën Praktikant shkollimi mund të jetë relevant;
  • Përvojë tre (3) vjeçare e ngjashme e punës do jetë përparësi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet në fushën relevante do të jenë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip;
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku,Elektricist)

→Aplikimin mund ta bëni edhe fizikisht, në zyret e kompanisë “IMN Bau Block” Rr.  “Mithat Frashëri” në Gjakovë

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 15 Dhjetor 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.