“Bau Holding” si kompani lidere në ndërtim, patundshëmri,
konsulencë inxhinierike dhe zhvillim projektesh, është në proces të vazhdueshëm
të rritjes së numrit të të punësuarve.
Ky konkurs ka për qëllim
rekrutimin e 1 (një) Recepsioniste/Asistente Administrative në selinë Qendrore
të Bau Holding në Prishtinë.
Pozita:
Recepsioniste/ Asistente
Administrative
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Përgjigjet në telefonata dhe u jep informata telefonuesve,
pranon mesazhe ose e transferon thirrjen tek individët e duhur;
→ Mirëpret vizitorët dhe telefonuesit, trajton kërkesat e tyre,
u jep zgjidhje apo i drejton tek personat e duhur sipas nevojave të tyre;
→ Kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë;
→ Përgaditë raporte në baza ditore dhe javore/mujore, sipas
kërkesës së Menaxheres së saj;
→ Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve,
shkrimeve, dokumenteve zyrtare etj;
→ Organizon konferenca, takime dhe rezervime udhëtimi për
personelin e zyrës;
→ Shërben me pije musafirët në mungesë të mirëmbajtjes si dhe
sipas kërkesës së udhëheqësit;
→ Harton, shkruan dhe shpërndan shënimet e takimeve dhe
raportet;
→ Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe
informacione të tjera si dhe i dërgon tek personat kompetent;
→ Bën kopje të dokumentave dhe materialeve të tjera të shtypura;
→ Programon dhe konfirmon emërtimet për klientë, konsumatorët
ose mbikqyrësit;
→ Koordinon konferencat dhe takimet;
→ Rendit dhe shpërndan furznizimet;
→ Mbikqyrë zyret, dhe siguron trajtim dhe orientim për stafin e
ri;
→ Punon me pajisje të zyrës si: makina më faks, fotokopjues,
sisteme telefonike, përpunim teksti, menaxhim të bazës së të dhënave dhe
aplikacione të tjera;
→ Raporton tek Menaxherja e Burimeve Njerëzore së paku një herë
në muaj:
→ Ruan oraret në kalendarin e ngjarjeve;
→ Nxjerr raportin e hyrjeve dhe daljeve të stafit në baza ditore
si dhe e dërgon tek Menaxheri
Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
- Të ketë shkollim të lartë;
- Të ketë aftësi shumë të mira
komunikuese;
- Të njoh gjuhën Angleze;
- Përvojë e ngjashme e punës do
jetë përparësi.
- Të ketë personalitet të qetë
dhe integritet të lartë;
- Të jetë person që e kupton dhe
e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në ekip;
- Të ketë aftësi të mira
organizative të kohës dhe prioriteteve;
Dokumentet e kërkuara:
→
CV në format Europian
→
Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale
→
Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara
për punë.
Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë
kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e
detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po
aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku,Recepsioniste/Asistente Administrative)
→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 13 Dhjetor 2021
Vetëm personat të cilët
plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.