Vend i lirë pune – Bau Market Ferizaj

“Bau Market” si kompani lidere e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve në industrinë e ndërtimit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, është në proces të vazhdueshëm të zgjerimit të tij dhe kjo kërkon edhe rritjen e numrit të punëtorëve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e një (1) Arkëtare për pikën tonë të shitjes në Ferizaj.

Pozita: Arkëtare

Një (1) vende të lira pune në sektorin si më poshtë:


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Përcjellë me kujdes çdo kupon gjatë shitjes dhe analizon në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;

→ Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar;

→ Kontrollon cmimet në çdo produkt që kalon në arkë;

→ Pranon pagesa dhe kthen ndryshimin në menyrë të duhur;

→ Futë artikujt në qese sapo të kryej pagesën;

→ Bartë përgjegjësinë për çdo diferncë të hollave në përmbyllje të ditës;

→ I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personat përgjegjës;

→ I raporton Menaxherit të pikës përkatëse në lidhje me ankesat nga konsumatorët;

→ Duhet të ketë njohuri mbi programin e shitjes dhe t‘i njohë produktet që gjenden në Bau Market;

→ Duhet të jetë e njoftuar mbi të gjitha aksionet apo zbritjet, të cilat bëhen nga kompania;

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë shkollim të Lartë
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
  • Shkollimi dhe trajnimet në fushën relevante do të kenë përparësi;
  • Njohja e një gjuhe të huaj do të jetë përparësi;
  • Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
  • Të jetë i aftë të punoj në ekip
  • Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve
  • Përvoja e ngjashme e punës do jetë përparësi.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkëtare)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 20 Dhjetor 2021

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.