Vend i lirë pune – Zyrtar për Raportim Financiar dhe Buxhetim.

“Bau Holding” L.L.C si kompani lidere në ndërtim, patundshmëri, konsulencë inxhinierike dhe zhvillim projekteshe, është në proces të vazhdueshëm të rritjes së numrit të të punësuarve.

Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 1 (Një) punëtori/e në pozitën e punës: Zyrtar për Raportim Financiar dhe Buxhetim.


Përshkrimi i vendit të punës:

“Bau Holding” L.L.C është duke kërkuar kandidatë serioz, me energji pozitive, të gatshëm t’i bashkangjiten një ekipi të profesionalizuar.

Kandidatët duhet të kenë të përfunduar ndonjë nga fakultetet me bazë nga lëndët ekonomike, financiar ose menaxhim, të kenë njohuri të avancuara në përdorimin e paketës së Microsoft Office, njohuri të gjuhës angleze, dhe eksperiencë pune në departamentin e financave.

Pozita e punës raporton drejtëpërdrejtë tek CFO i kompanisë, duke mos neglizhuar çdo pozitë tjetër me të cilën do të krijohen rrethanat për bashkëpunim.

Vendi i punës do të jetë në Prishtinë, dhe kushtet tjera të punës janë në përputhje me Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Asiston në përgaditjen e raporteve financiare dhe të buxhetit të kompanisë;

→ Përgjegjës për të mbajtur kontakte me instiucione financiare (banka dhe kompani të sigurimeve), kujdeset që raportimi tek institucionet financiare të jetë i saktë dhe në kohë;

→ Monitoron shpenzimet dhe kujdeset për arsyeshmërinë e tyre dhe dakordimin e shpenzimeve me buxhet;

→ Detyra tjera relevante me pergaditjen profesionale që mund të dallojnë nga ato që u thanë më lartë, sipas nevojave të kompanisë.

Shkathësitë e kërkuara:

→ Të njohë në nivel shumë të mirë standardet ndërkombëtare të kontabilitetit;

→ Të ketë njohuri të avancuara analitike dhe të dijë të punoj me numra;

→ Të njoh në nivel të avancuar paketën e Microsoft Office, veqanërisht Microsoft Excel;

→ Të njoh shumë mirë gjuhën Angleze;

→ Të ketë aftësi të mira komunikative si në të folur e veqanërisht në të shkruar;

→ Të dijë të punoj në mënyrë ekipore;

Dokumentet e kërkuara:

→ CV në format Europian

→ Diplomë/at dhe çertifikata relevante profesionale

→ Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë


Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtetë besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Zyrtar për Raportim Financiar dhe Buxhetim)

→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 10 Prill 2022

Vetëm personat të cilët plotësojnë kriterit sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.