“IMN-Bau Block” si kompani lidere në prodhimin e produkteve nga argjila, është në proces të vazhdueshëm të rekrutimit të profesionistëve.
Ky konkurs ka për qëllim rekrutimin e 1 (një) Inxhinieri të Prodhimit në Bau Block.
Përshkrimi i vendit të
punës:
Inxhinieri i Prodhimit në fabrikën e tullave nga argjila është një
prej pozitave kyqe në fabrikë dhe pozita kryesore në procesin e prodhimit. Detyrë
kryesore e tij është sigurimi i kualitetit dhe vazhdimësisë së prodhimit sipas
kualitetit dhe sasisë së kërkuar. Po ashtu njëra prej detyrave po aq të
rëndësishme është menaxhimi i stafit vartës, koordinimi i tyre në proceset e
punës si dhe siguria dhe kujdesi në punë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
→ Të sigurohet për
kualitetin dhe sasinë e mjaftueshme të lëndës së pare;
→ Të udhëheqë në tërësi
procesin e prodhimit, specifikisht procesin e tharjes dhe pjekjes;
→ Të sigurohet se
produktet janë të kualitetit të kërkuar;
→ Të sigurohet se sasia optimale
e prodhimit po realizohet;
→ Të kontrollojë lagështinë
e lëndës së parë dhe të bëjë përshtatjen e temperaturës me sasinë e produktit
dhe lagështin e lëndës së pare;
→ Të menaxhojë dhe udhëheqë
me stafin e tij;
→ Të sigurohet se të gjitha rregullat dhe procedurat e ruajtjes së shëndetit në punë po aplikohen me përpikmëri.
Njohuritë dhe shkathtësitë
e nevojshme:
- Të ketë shkollim adekuat për pozitën e punës (përparësi kanë: inxhinjerët e teknologjisë, xehtarisë, makinerisë si dhe inxhinierët e fushave tjera relevante ose që kanë përvojën adekuate);
- Të ketë njohuri mbi procesin e prodhimit dhe të makinerive të prodhimit;
- Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
- Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
- Të jetë i aftë të punoj në ekip;
- Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;
Dokumentet e kërkuara:
→ CV në format Europian
→ Diplomë/at dhe
çertifikata relevante profesionale
→ Çdo dokumentacion tjetër
i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
Vërejtje: Punëdhënësi ofron pagë dhe kushte punë mbi nivelin mesatar të tregut
dhe të industrisë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po
aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Inxhinier i Prodhimit)
→ Konkursi do jetë i hapur deri me datë 24 Qershor 2022
Vetëm personat të cilët
plotësojnë kriteret sipas këtij konkursi do të përzgjidhen për intervistë.