Ndërtimi i burgut të sigurisë së lartë

Vendi:
Podujevë

Emri i autoritetit kontraktues:
Ky institucion është ndërtuar nga donacionet të BE-së
UNOPS – United Nations Office for Project Services ishte implementues

Vlera e përgjithshme e projektit:
10.1 Milion Euro

Fillimi i projektit / mbarimi i projektit:
Qershor 2011/ Dhjetor 2012

Numri i stafit të angazhuar për këtë projekt:
Për ekzekutimin dhe përfundimin e te gjitha punëve për këtë projekt afërsisht 200 persona ishin të angazhuar

 

Përshkrimi i projektit:
Burgu i sigurisë së lartë gjendet në fshatin Gërdoc-Podujevë, në kilometrin e 25-të të magjistrales Prishtinë-Podujevë. Klasifikimi i ndërtimit te këtij objekti i përkiste kategorisë A që përfshinte strehimin për mbi 300 të burgosur në burgje që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, për të parandaluar arratisjen, dhe për të lehtësuar punën e personelit të shërbimit korrektues Pjesa e jashtme e burgut përbëhet nga ndërtesa administrative, ndërsa pjesa e brendshme përbëhet nga objekte banimi për të dënuarit dhe objektet e tjera ndihmëse, po ashtu ekziston edhe ambulanca në Burgun e Sigurisë së Lartë ku mund të kryhen shërbime primare mjekësore. Po ashtu në Burgun e Sigurisë së Lartë përfshihen: fusha sportive, sallat e rekreacionit, sallë për palestër dhe bibliotekë