Vend i lirë pune (1)

Asistent/e Financiare Bau Market në Prishtinë/Veternik

Bau Market po kërkon një Asistent/e Financiare me përvojë punë, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Asistent/e Financiare Bau Market në Prishtinë/Veternik

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Asiston në përgatitjen, kontrollin dhe arkivimin e dokumentacionit financiar dhe kontabël;
  • Regjistron dhe kontrollon faturat hyrëse dhe dalëse, pagesat dhe arkëtimet;
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve financiare periodike dhe raporteve të brendshme për menaxhmentin;
  • Asiston në proceset e mbylljes mujore dhe vjetore financiare;
  • Bashkëpunon me banka, institucione financiare sipas nevojës;
  • Siguron përputhshmëri të dokumentacionit financiar me ligjet dhe rregulloret tatimore në fuqi;
  • Ndihmon gjatë auditimeve të brendshme dhe të jashtme;
  • Kryen detyra të tjera financiare dhe administrative sipas kërkesës së menaxherit të financave;

Benefitet:

  • Pagë mujore në përputhje me përvojën dhe kualifikimet e kandidatit/es;
  • Pagë e trembëdhjetë;
  • Marrëdhënie pune në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës;
  • Ambient pune stabil dhe korrekt;
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në kuadër të shoqërisë;
  • Orar pune të rregullt, sipas organizimit të punës;
  • Pushime dhe të drejta të garantuara me ligj;

Njohuritë dhe Shkathtësitë

  • Diplomë universitare të studimeve në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Përvojë pune së paku 1 (një) vit në pozita të ngjashme;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, veçanërisht paketa Microsoft Office (Excel, Word);
  • Përparësi përbën përvoja me sisteme të faturimit dhe arkëtimit;
  • Njohuri bazike të dokumentacionit financiar (fatura, pagesa, raporte ditore);
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe integritet profesional;
  • Aftësi për punë ekipore dhe komunikim të mirë me kolegët dhe klientët;
  • Gatishmëri për punë me orar të rregullt dhe sipas nevojave operative;

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
  • Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Asitent/e financiare)

 

Ky konkurs do jetë i hapur deri më 20.02.2026. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.