Vend i lirë pune (1)

Kalkulant/e Arkëtar/e administrative Bau Market në Ferizaj

Bau Market po kërkon një Kalkulant/e Arkëtar/e administrative me përvojë punë, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Një (1), Vend të lirë pune, në pozitë Kalkulant/e Arkëtar/e administrative Bau Market në Ferizaj

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kalkulimin, Faturimin, Fajllimin e faturave të shitjeve, blerjeve, kalulimeve dhe fletëdergesave;
  • Kontrollimin e librit të shitjes dhe blerjes, Kontrollimin e transfereve;
  • Regjistron pagesat në programin (Kubit) dhe Excel, realizon barazimet ditore të shitjeve të arkëtareve;
  • Bashkëpunon me Menaxherin dhe Burimet Njerëzore për përpilimin e dokumenteve dhe listës së pagave për punëtorët e njësisë;
  • Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike’
  • I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;

Benefitet:

  • 650 € Pagë mujore në përputhje me përvojën dhe kualifikimet e kandidatit/es;
  • Pagë e trembëdhjetë;
  • Marrëdhënie pune në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës;
  • Ambient pune stabil dhe korrekt;
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në kuadër të shoqërisë;
  • Orar pune të rregullt, sipas organizimit të punës;
  • Pushime dhe të drejta të garantuara me ligj.

Njohuritë dhe Shkathtësitë

  • Përgatitje shkollore së paku e mesme, preferohet drejtimi ekonomik, administrativ apo i ngjashëm;
  • Përvojë pune së paku 1 (një) vit në pozita të ngjashme (arkëtar/e, kalkulant/e, administratë financiare);
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, veçanërisht paketa Microsoft Office (Excel, Word);
  • Përparësi përbën përvoja me sisteme të faturimit dhe arkëtimit;
  • Njohuri bazike të dokumentacionit financiar (fatura, pagesa, raporte ditore);
  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe integritet profesional;
  • Aftësi për punë ekipore dhe komunikim të mirë me kolegët dhe klientët;
  • Gatishmëri për punë me orar të rregullt dhe sipas nevojave operative.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
  • Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Kalkulant/e Arkëtar/e administrative Bau Market në Ferizaj)

 

Ky konkurs do jetë i hapur deri më 20.02.2026. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.