Çka është Bau Card?

BAU CARD

Anëtarësohu dhe bëhu pjesë e klientëve besnikë!

Çka është Bau Card?

Me qëllim të shtimit të kualitetit të shërbimeve dhe respektimit të klientëve,
rrjeti i qendrave tregtare BAU MARKET ofron kartelën e besnikërisë “Bau Card”.
Posedimi i kësaj kartele të jep titullin e nderit ‘Klient besnik’.
Kjo kartelë përdoret vetëm për blerje direkte në rrjetin e dyqaneve tregtare
BAU MARKET.

Kush mund të aplikojë për BAU CARD dhe si?

Të gjithë klientët mund të aplikojnë në vendet e caktuara për këtë brenda
objekteve të BAU MARKET.
Çdo blerës i BAU MARKET që për herë të parë pajiset me kartelën BAU CARD,
do ta ketë të gatshëm shpërblimin prej 3 €, të cilin do të mund ta shfrytëzojë
vetëm pasi të kryejë blerje me vlerë mbi 100 €.

Si funksionon skema e zbritjeve?

Vlera e çdo blerjeje regjistrohet në kartelë dhe zbritja në faturë bëhet
automatikisht sipas vlerës përkatëse.
Klienti duhet ta tregojë kartelën BAU CARD sa herë që blen, në mënyrë që vlera
e faturës të regjistrohet në kartelë.
Sistemi ynë i zbritjeve ka 5 nivele.
Niveli i parë fillon pasi në kartele të jenë regjistruar 200 € blerje.
Niveli i zbritjes vjen duke u rritur me shtimin e blerjeve nga ana juaj sipas
tabelës së zbritjeve.

 

Vini re!

Nëse kartela e klientit nuk përdoret për më shumë se:
– 3 muaj,  ju humbni një nivel në skemën e zbritjeve.
– 6 muaj,  ju humbni dy nivele në skemën e zbritjeve.
– 9 muaj,  ju humbni tri nivele në skemën e zbritjeve.
BAU MARKET ka të drejtën e rishikimit të kësaj skeme në çdo kohë.
Bau Card vlen për 95% të artikujve.
Personeli i arkës mund t’jua kërkojë kartën tuaj të identitetit në çdo blerje.

Bau Card vlen vetëm për personat fizik. Për personat juridik vlen marrëveshja e zakonshme mbi kushtet e shitblerjes.

Bau Card:
Nuk vlen në rast se klienti dëshiron të bëjë pagesën me këste.
Nuk vlen për produkte të përfshira në fushata zbritjesh të çmimeve.
Nuk vlen për sektorin e materialeve ndërtimore, ku çmimet ofertohen drejtpërsëdrejti nga menaxheri i sektorit përkatës.