2 Vende të lira pune – Arkitekt/e

Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Dy vende të lira të punës në njësitë e Bau Market në Prishtinë dhe në Prizren.

Pozita e punës:

Arkitekt/e, i/e cili/a duhet të ketë aftësi të veçanta rreth Dizajnit Industrial.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Dizajnimin e kuzhinave në veçanti, enterierit dhe aksesorëve shtëpiak; 

→ Njohja dhe përcaktimi i materialeve të nevojshme për dizajnim të kuzhinave, enterierit dhe aksesoreve shtëpiak; 

→ Përgaditja e detaleve dhe specifikave për prodhim; 

→ Përcaktimi i kostos për materialet e specifikuara në projekt; 

→ Përgatitja e rendereve dhe materialeve tjera përcjellëse vizuale të dizajneve të enterierit,    

     aksesorëve shtëpiak, kuzhinave.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 25.05.2023. Njëri nga stafi ynë I Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.