Vende të lira pune – Prishtinë

Bau Holding është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Katër (4) Arkitekt/e Inxhinier/e praktikant/e me mundësi punësimi

Dy (2) Arkitekt/e kujdesi ndaj klientëve praktikant/e me mundësi punësimi

Detyrat dhe përgjegjësitë, për pozitën Arkitekt/e Inxhinier/e:


→ Ndihmon projekt menaxherin në teren;

→ Bën matje të ndryshme të objekteve në teren;

→ Raportim javor tek projekt menaxheri;

→ Të koordinohet me projekt menaxherin për materialet të cilat do të aplikohen në objekte;
→ Të kontrolloj pjesën vizuale, teknike sipas metodologjive të punës;

→Të përcjellë planet dinamike për kryerjen e punimeve;

→ Të kontrolloj detaje dhe elemente arkitektonike gjatë realizimit të projektit;

→ Të përgadisë mëtodologjitë e punës në bazë të nevojës në teren;

→ Të përcjellë dhe të kujdeset për shëndetin dhe sigurinë në punë;

Detyrat dhe përgjegjësitë, për pozitën Arkitekt/e kujdesi ndaj klientëve:

→ Të prezantoj projektet tek klientët;

→ Të njohë mirë detajet e projektit për prezantim;

→ Të njohë mirë materialet dhe cilësitë e tyre, për prezantim.

→ Të pranojë kërkesat e klientëve;

→ Të rregulloj projektet sipas kërkesave të klientëve;

→ Të delegojë kërkesat e klientëve tek projekt menaxheri dhe zyra e shitjes;

→ Të asistoj në punët administrative për realizimin e projektit.

→ Të mbajë të organizuar kontratat me klient.

→Të përdorë softueret për vizatime arkitektonike (Archicad)

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu

→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)

Ky konkursi do jetë i hapur deri më 19.05.2023. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.