KUZHINA MELODY PËR DY DITË NË SHTEPI! 

BAU MARKET sjell inovacionin e kuzhinave në tregun tonë. Kuzhinat nga brendi Melody të dizajnuara dhe prodhuara ekskluzivisht për BAU MARKET.

Çdo kuzhinë Melody është e punuar me dashuri dhe përkushtim, kjo falë vlerave dhe pasionit për përsosmëri. Cilësia e tyre shihet në materialin mediapan me të cilin janë punuar të gjitha këto kuzhina. Secila pjesë e kuzhinës posedon mekanizmat BLUM, gjithashtu brendësia e kuzhinave është e punuar me IVP antibacterial. Tavolinat punuese të tyre janë të punuara nga materiali Compact Fundermax dhe lavaman Inox
Të gjitha këto detaje e bëjnë këtë kuzhinë vërtetë unike duke qenë se kualiteti i tyre është profesionalisht i garantuar. 

Të gjithë ju që dëshironi të pajiseni me kuzhinat nga Melody, do të keni kënaqësinë të modeloni kuzhinën tuaj krejtësisht sipas qejfit dhe stilit tuaj. Ky lloj i kuzhinës ju jep mundësi të përdorni module të ndryshme dhe t’i kombinoni ato sipas dëshirës dhe t’i përshtatni ato sipas hapësirës suaj. 

Për të bërë përgjedhjen tuaj, ne ju ftojmë të vizitoni një nga pikën tone të BAU Market – Veternik ku do të keni mundësi t’i shikoni për së afërmi, e t’i prekni materialet për t’u bindur vet për cilësinë e tyre.

Fillimisht ju duhet të keni me vete dimensionet e sakta të hapësirës suaj ku dëshironi t’a vendosni kuzhinën e re. Këto matje ju lehtësisht mund t’i bëni duke ndjekur hap pas hapi instruksionet në këtë video:  https://rb.gy/xipt7

Ju do të mirëpriteni nga një prej aktitektëve tanë të cilët do të dizajnojnë falas për ju kuzhinën tuaj në 3D, sipas dimensioneve tuaja.  

Pasi të keni krijuar në 3D kuzhinën tuaj së bashku me arkitektin tonë, ekipa jonë do të filloj përgatitjen e kuzhinës për ju, të cilën do t’a keni në shtëpitë tuaja për vetëm 2 DITË.

Pa asnjë dyshim, kuzhinat nga Melody janë kuzhinat më inovative, të përshtatshme, cilësore dhe vërtetë të pashme e që gjithashtu janë kuzhinat e vetme me çmimin më të lirë në tregun tonë. 

Gjithashtu për të gjithë blerësit e kuzhinave Melody, BAU Market ofron 10% zbritje në të gjitha elementet e kuzhinës nga brendi Hansa. Nxitoni e përfitoni nga ofertat dhe çmimet promocionale.

Ju mirëpresim! 
BAU Market