3 Vende të lira pune – Fushë Kosovë

Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

3 Vende të lira pune, në pozitën e përcaktuar më poshtë:

Pozita:  Shitës/e, tre (3) vende të lira pune

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Kujdeset që të arrihen targetet e vendosura të shitjeve;

→T’i njoh të gjitha produktet bazike dhe plotësuese në Bau Market;

→ Të njoh procesin e shitjes dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;

→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu

→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 08.10.2023. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.