Vend i lirë pune – Analist i tregut dhe çmimeve

Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Një (1) Vend i lirë pune, në pozitën e përcaktuar më poshtë:

Pozita: Analist i tregut dhe çmimeve

Përshkrimi i vendit të punës:

Analisti i tregut dhe çmimeve para së gjithash kujdeset që çmimet e vendosura të shitjes të jenë konkurruese me çmimet e tregut për produktetet me cilësi ekuivalente. Analizon tregun dhe identifikon trendin e ardhshëm të kërkesës dhe hulumton mbi sjelljen e konsumatorit. Analisti i tregut dhe çmimeve i raporton direkt Shefit të Operacioneve (COO). 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Hulumton mbi çmimet e produkteve në treg, analizon lëvizjen e tyre dhe nxjerrë përfundime mbi metodologjinë e vendosjes së çmimeve në treg;

→ Gjen dhe identifikon çmimet e produkteve specifike dhe i krahahson ato me çmimet e shitjes. Jep rekomandime të vendosjes së çmimeve për produktet respective;

→ Merr pjesë aktive në identifikimin e produkteve që duhet të vendosen në kampanja të zbritjeve dhe jep rekomandime për çmimet që duhet të aplikohen;

→ Hulumton dhe analizon trendet e shitjeve, produktet që kërkohen dhe identifikon sjelljen konsumatore karshi këtyre faktorëve. Jep rekomandime të vendosjes së çmimeve bazuar në sjelljet konsumatore të identifikuara;

→ Hulumton, përcjellë dhe analizon trendet e zhvillimit të tregut dhe zhvillimit teknologjik, ndryshimet ligjore dhe rregullat e rregullatorëve të industrisë dhe parasheh ndryshimet që kërkohen në strukturën e produkteve dhe vendosjes së çmimeve në të;

→ Identifikon anomalitë e tregut, sjellet joracionale dhe nxjerrë përfundime për të kuptuar vendosjet e çmimeve të produkteve specifike që nuk përkojnë me realitetin;

→ Mban të dhëna, i organizon dhe përpunon ato, dhe krijon të dhëna statistikore mbi ecurinë e çmimeve dhe shitjeve në të kaluarën;

→ Kujdeset që strategjia e vendosjes së çmimeve t’i kontribuoj arritjes së targeteve dhe menaxhimit të stoqeve.

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 24.11.2023. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.