Vend i lirë pune – Specialist i vendosjes së produktit

Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Një (1) Vend i lirë pune, në pozitën e përcaktuar më poshtë:

Pozita: Specialist i vendosjes së produktit

Përshkrimi i vendit të punës:

Detyrë kryesore e Specialistit të vendosjes së produkteve do të jetë identifikimi i artikullit, në kohën e duhur dhe vendosja e tij në vendin e duhur (në hapësirën për shitje) me qëllim të maksimizimit të shitjes.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Njohja e mirë e produkteve, me theks të veçantë njohja e funksionit dhe përdorimit të produktit, ashtu që të jetë në gjendje të vendosjes së produktit në mesin e produkteve ndërlidhëse;

→ Njohja e blerësit dhe grupeve të blerësve për produkte specifike si dhe njohja e sjelljes së blerësit ashtu që vendosja e produkteve të bëhet konform natyrës dhe sjelljes së blerësit;

→ Njohja e sezonave të industrisë dhe identifikimi i lokacioneve për aktivitetet me produktete sezonale;

→ Të hulumtoj dhe identifikoj grupet e blerësve, shijet e tyre, sjelljen e tyre, interesat e tyre, kapacitetin financiar ashtu që të jetë në gjendje të dizajnoj dhe vendos produkte apo pako të produkteve që i përgjigjen grupeve të caktuara;

→ Të bashkëpunojë ngushtë me menaxherët e njësive dhe përgjegjësit e sektorëve ashtu që vendosja e produkteve të arrijë efektin e saj;

→ Të bashkëpunojë ngushtë me departamentin e shitjes sidomos në aktivitetet e kampanjave dhe shitjen e produkteve specifike;

→ Hulumton dhe grumbullon të dhëna nga aktiviteti i tij ditor dhe nxjerr përfundime mbi efikasitetin e aktiviteteve të tij ashtu që aktivitetet të tilla të mund të aplikohet në tërë kompaninë;

→ Raporton në baza ditore/javore dhe mujore tek COO;

→ Bashkëpunon ngushtë me departamentin e marketingut në lidhje me dizajnimin e ekspozimeve dhe promovimin e planprogrameve në kanalet e marketingut. 

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 24.11.2023. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.