KONKURS PUNE – BauAcademy

Me rastin e hapjes së Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale në Prishtinë, Institucioni Privat Arsimor “Bau Academy”, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2015, shpall konkurs për vende të lira pune për mësimdhënës:

 

1.Gjuhë shqipe:
a.Fakulteti i Edukimit – Programi Master i Mësimdhënies në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

b.Fakulteti i Filologjisë – dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe:
*Niveli Master;
*Sistemi katërvjeçar
*Baçelor (katërvjeçar)

 

2.Gjuhë angleze:
a.Fakulteti i Filologjisë – dega e gjuhës dhe letërsisë angleze:
*Master
*Sistemi katërvjeçar
*Baçelor (katërvjeçar)

b.Fakulteti i Edukimit – dega e gjuhës dhe letërsisë angleze:
*Master
*Sistemi katërvjeçar
*Baçelor (katërvjeçar)

 

3.Matematikë:
a.Fakulteti i Edukimit – Programi Master i Mësimdhënies në Matematikë:

b.FSHMN – dega e matematikës arsimore:
*Niveli Master;
*Sistemi katërvjeçar
*Baçelor (katërvjeçar)

 

4.Fizikë:
a.Fakulteti i Edukimit – Programi Master i Mësimdhënies në Fizikë-Kimi ose Fizikë:

b.FSHMN – dega e fizikës arsimore:
*Niveli Master;
*Sistemi katërvjeçar
*Baçelor (katërvjeçar)

 

5.Edukatë Qytetare/Histori/Gjeografi:
a.Fakulteti i Edukimit – Programi Master i Mësimdhënies në Histori – Edukate Qytetare ose Gjeografi-Edukate Qytetare:

b.Fakullteti Filozofil – dega e historisë/gjeografisë/sociologjisë/pedagogjisë:
*Niveli Master;
*Sistemi katërvjeçar
*Baçelor (katërvjeçar)

 

6.Psikologji:
a.Fakulteti Filozofik – dega e psikologjise shkollore;

b.Fakulteti Filozofik – psikologji sociale/klinike:
*Master;
*Sistemi katërvjeçar
*Baçelor (katërvjeçar)

 

7.Teknologji – Informatikë:
a.Fakulteti i Edukimit – Programi Master i Mesmdhenies ne Teknologji dhe TIK;

b.FSHMN – dega shkencat kompjuterike;

c.FSHMN – dega e matematikës:
*Master;
*Sistemi katërvjeçar
*Baçelor (katërvjeçar)

 

8.Edukatë Fizike:
a.Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sporteve:
*Master;
*Sistemi katërvjeçar
*Bacelor (katërvjeçar)

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarit:
* Merr pjesë aktivisht në zhvillimin dhe planifikimin institucional të programit përkatës për të cilin angazhohet;
* Njihet në detaje me rregulloret e Shkollës dhe i aplikon ato gjatë organizimit dhe mbajtjes së mësimit;
* Ndërmerr iniciativë për përditësimin e programit mësimor profesional, si për literaturën teorike ashtu edhe për pjesën e moduleve praktike;
* Njihet në detaje me programin e Shkollës, syllabusëve dhe kurseve të ofruara nga Shkolla;
* Zhvillon planin dhe orarin e mbajtjes së mësimit, në varësi të grupeve;
* Menaxhon dhe mbikëqyrë arritjen e standardeve sipas kërkesave të Shkollës;
* Përgatitë raporte të rregullta lidhur me realizimin e mësimit.

 

Për vendin e lirë të punës kërkohet kualifikim përkatës profesional, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2015 – normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, përkatësisht:
* Dëshminë e kualifikimit shkollor;
* Dëshminë mbi përvojën e punës;
* Referenca dhe Rekomandime;
* Trajnime profesionale;
* Kopjen e letërnjoftimit;

 

Dosjet e pakompletuara dhe që nuk janë në përputhje me UA 06/2015, nuk shqyrtohen.

 

Njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e përgjithshme për vendin e punës:
* Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
* Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
* Njohja e gjuhës Angleze (dëshmitë e ofruara janë përparësi);
* Shkathtësi hulumtuese, analitike dhe vlerësueseë
* Shkathtësi kompjuterike në aplikim të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
* Njohuri të mira mbi ligjet në fushën përkatëse;
* Aftësi për të punuar në ambientet e punës në grup.

 

Ju lutemi që CV-të dhe dokumentet e bashkangjitura t’i dërgoni në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu
Afati për aplikim do të jetë deri më datën: 17/05/2017.
Te rubrika “Subject” të ceket emri, mbiemri dhe lënda mësimore për të cilin aplikoni.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren në vlerësim.