Konkurs pune: Kuzhinier

Al Trade sh.p.k. kërkon të punësoj një kuzhinier me përvojë në kuzhinën e punëtorëve të ndërtimtarisë me bazë në Miradi, Fushë Kosovë

 

Karakteristikat e pozitës:

Punë me orar të caktuar, prej të Hënes deri të Shtunën, 07:00 – 17:00

Kuzhinieri ka rolin e organizimit të kuzhinës, duke përfshirë këtu porositë për furnizime, dhe mirëmbajtjen e kuzhinës/sallës. Kuzhinieri siguron pastërti në kuzhinë, dhe që menuja e përgaditur nga menaxhmenti, të realizohet me kohë, sipas planit të parashikuar.

Kandidatët potencial duhet të kenë përvojë pune në përgatitjen e gjellërave dhe ushqimeve nga zgara.

Të interesuarit për këtë pozitë mund të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në hr@altradeholding.eu deri më 05.08.2017, ose  mund të kontaktojnë në numrin 049 169 666