Vende të lira pune – Bau Market

Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij duke punuar pesë (5) ditë në javë, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Pozitat e mëposhtme janë të hapura për të gjitha njësitë e Bau Market në Kosovë

Pozita: Shitës në sektor

Detyrat dhe përgjegjësitë:

T’i njoh të gjitha produktet bazike dhe plotësuese në Bau Market;

→ Të njoh procesin e shitjes dhe të ketë aftësi të mira komunikuese;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;

Pozita:  Arkatar/e,

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Realizon pagesa duke përcjellë me kujdes çdo kupon fiskal dhe duke analizuar në shpejtësi përputhshmërinë e kuponit fiskal me artikuj, si dhe numëron çdo artikull;

→ Kontrollon në brendi artikujt që janë të paketuar, çmimet në cdo produkt që kalon në arkë;

→ I shërben çdo klienti që kërkon ndihmë dhe i orienton tek personi përgjegjës;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike

Pozita:  Transportues – shofer

Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Drejton me automjetet për nevojat e kompanisë dhe sipas kërkesës së menaxherit të tij;

→ Përkujdeset për automjetin, duke kontrolluar para çdo nisje gjendjen e motorit, filtrave, gomave, sasisë së karburantit;

→ Shoferi është i obliguar t’i respektojë rregullat e komunikacionit e në veçanti: Kontrollimi i gjendjes së mjetit para nisjes, pastrimi i gomave para daljes në rrugë, respektimi i shpejtësisë, kontrollimi për tahograf para nisjes, t’i ketë me vete dokumentet sipas rregullave të trafikut, si dhe autorizimin e noterizuar;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike;

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkëtaret/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 10.03.2023. Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.