Vend i lirë pune – Pranues malli

Bau Market është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.   

Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

1 Vend i lirë pune, në Bau Market në Miradi, për pozitën e përcaktuar më poshtë:

Pozita: Pranues Malli, një (1) vend i lirë pune

  Detyrat dhe përgjegjësitë:

→ Sigurohet që çdo furnizim malli në piken përkatëse të hyjë në sistem përmes procedurave të pranimit të caktuara me rregullore të brendshme të stokut;

→ Është përgjegjës për pranimin e mallit, në mënyrë të saktë duke kontrolluar të gjitha detajet e nevojshme në kohën e pranimit, si dhe evidenton tek Menaxheri i Stokut dhe pranimeve për çdo parregullsi;

→ Raporton mbi parregullsitë gjatë pranimit të mallit, duke evidentuar saktë tek secili furnitor arsyet e këtyre parregullsive;

→ Bën kontrollë rutinë në lidhje me stokun që gjendet nëpër sektorë;

→ Mban komunikime të rregullta dhe raporton tek pozita më e lartë hiearkike

→ I/E aftë që të shërbejë edhe në pozitat tjera të ngjashme të punës;

Dokumentet e kërkuara:

→ CV

→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.

→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu → Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)

→ Ky konkursi do jetë i hapur deri më 07.07.2023. Njëri nga stafi ynë I Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.