Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës

Vendi:
Prishtinë

Emri i autoritetit kontraktues:
Ministria e Administratës Publike

Vlera e përgjithshme e projektit:
5,997,272.40 €

Fillimi i projektit / mbarimi i projektit:
2008/2010

Numri i stafit të angazhuar për këtë projekt:
Për ekzekutimin dhe përfundimin e te gjitha punëve për këtë projekt afërsisht 120 persona ishin të angazhuar.

 

Përshkrimi i projektit:
Ky objekt ndodhet në qendër të Prishtinës, pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Ekonomisë. Sipërfaqja ne tersi ishte rreth 4000 m2 ndërsa madhësia e pllakës së bodrumit ishte 960 m2. Sfida kryesore për ndërtimin e këtij objekti ishte për shkak të arkitekturës së saj modern si dhe përdorimi i materialeve moderne, siç ishte fasada e ventiluar, çatia ishte çelikut e strukturuar e mbuluar me fletë plumbi. Ndarja e zyrave brenda është ndërtuar nga qelqi me ramë prej alumini ndërsa dyshemetë janë mbuluar me pllaka graniti si dhe qilim. Sfida tjetër në këtë ndërtesë ishte për shkak të një kompleksiteti te sistemit te ngrohjes dhe instalimeve elektrike.