Konkurs Pune – IT

Pozita: IT
Kompania: Al Trade Holding sh.p.k

Raporton: Menaxherit të IT-së
Lokacioni i punës: Zyret qendrore të Kompanisë dhe zyret e kompanive të Grupit

Qëllimi IT-së është të zhvilloj, monitoroj dhe mirëmbaj sistemet kompjuterike, rrjetat dhe pajisjet e IT-së, të sigurta dhe ne gjendje pune. Të rris efikasitetin e punës dhe të zhvilloj automatizimin e proceseve.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
*Ndihmon në administrimin e sistemeve operative;
*Asiston në menaxhimin e infrastrukturës dhe rrjetës;
*Të ofroj përkrahje (përmes telefonit apo direkt) në zgjidhjen e problemeve (Help Desk);
*Të ofroj përkrahje në programin kontabël (KUBIT);
*Të menaxhoj produktin e Microsoft (Office 365);
*Të kujdeset qe pajisjet e IT-së (përfshire edhe fotokopjet) te jene funksionale;
*Të organizoj blerjen e pajisjeve (IT);
*Pranon dhe analizon kërkesat nga ana e stafit menaxherial;
*Të propozoj forma të reja të cilat e lehtësojnë dhe e rrisin efikasitetin e përdorimit të pajisjeve dhe aplikacioneve etj.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:
* Të jetë inxhinier i shkencave kompjuterike;
* Të ketë minimalisht 2 vite përvojë pune të ngjashme;
* Të njohë shumë mirë gjuhën angleze, në të folur dhe të shkruar;
* Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
* Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

* Të ketë aftësi të mira analitike dhe numerike në zgjidhjen e problemeve;
*Të posedoj patentë shofer.


Dokumentet e kërkuara:
* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara


Vërejtje
* Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë
për kryerjen e detyrave që kërkohen.
* Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu. Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.
* Konkursi do jete i hapur nga data 13 shkurt 2018 deri me 23 shkurt 2018.