Al Trade Holding merr mirënjohje nga Presidenca për kontributin e dhënë në krijimin e vendeve të reja të punës.

Al Trade Holding sot ka marr mirënjohjen për kontributin e dhëne në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 

 

 

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, i cili në mesin e kompanive që ka vlerësuar ka ndarë mirënjohje edhe për kompanin Al Trade Holding.

 

Mirënjohja u dorezua nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik z.Valdrin Lluka, ndarja publike është bër në panairin e prodhimeve vendore dhe forumin ekonomik “10 vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës”. Ky panair dhe forum u organizua nga Oda Ekonomike e Kosovës.

 

Kjo mirënjohje u nda për kontributin e dhënë në krijimin e vendeve të reja të punës.