Bau Market përkrahë organizimin “Shtegu i Shpresës”.

Bau Market përkrahë organizimin “Shtegu i Shpresës”.
Kujtojmë të rënët në 20 vjetorin e luftës, dhe sakrificat në 10 vjetorin e Pavarësisë.

 

Qëllimi i kësaj ka të bëj me shënimin e 20 vjetorit të nisjes së luftës për çlirimin e Kosovës dhe me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt 2018.

 

Përmes këtij vrapimi jo-kompetitiv, KTRA synon që të rikujtoj sakrificën e dëshmuar gjatë luftës qoftë të ushtarëve apo të familjeve shqiptare të cilët nëpër kushte të vështira atmosferike, me idealin e çlirimit të vendit, rrezikuan deri në amshim që neve, mbijetuesve të luftës, të gëzojmë lirinë.

 

Shtegu i vrapimit 100km fillon në Prekaz për të vazhduar në Gllogjan dhe me përfundim në Koshare. Shtegu do të ketë përafërsisht 100KM i ndarë në 5 segmente dhe do të zhvillohet në datat 3-4 mars të vitit 2018.