Fito njërën nga tri banesat në Prishtinë duke blerë në Bau Market

Rrjeti i qendrave tregtare Bau Market gjatë viteve të kaluara ka shpërblyer klientët e vet në disa forma, duke filluar prej zbritjeve të shumta, dhuratave, e deri tek lojërat shpërblyese të organizuara me produkte të ndryshme.

 

Për t’i falënderuar të gjithë klientët për besnikërinë e tyre treguar ndër vite, Bau Market ka vendosur që këtë vit të dhurojë tri banesa në Prishtinë.

 

Kampanja BauMeBanesë fillon në muajin maj, dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit.

 

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë lojë shpërblyese kanë të gjithë blerësit që janë pajisur me kartelen e klientit besnik “Bau Card”. Për cdo blerje në vlerë 20 euro ju merrni një kupon, përmes së cilit ju bëheni pjesë e lojës (shembull: per blerje 100€ merrni 5 kuponë).

 

Nëse ende nuk jeni pajisur me kartelën e klientit besnik “Bau Card” ju mund ta merrni atë në pikat shitëse në Prishtinë, Fushë Kosovë ose Drenas.

 

Për zhvillimet e reja rreth kësaj kampanje, vizitoni njërën nga pikat shitëse, ose pëlqeni faqen e Bau Market në facebook duke klikuar këtu