Vend i lirë pune – Ndihmës Inxhinier

Pozita:
Ndihmës Inxhinier

 

Kompania:
Al Trade Holding           

 

Raporton:
Koordinatorit të projekteve

 

Lokacioni primar i punës:
Zyrat e kompanisë, Vetërnik, Prishtinë

 

Përshkimi i vendit të punës:

Pozita e ndihmës inxhinierit ka këto detyra:

  • Të asistoj në punët administrative të zyrës ne lidhje me kontraktimet, barazimet e situacioneve dhe qështjet tjera të porosive dhe furnizimeve.
  • Mbajtjen e kontakteve me kontraktorët, informimin e tyre, inspektimin e punimeve dhe raportimin për mbarëvajtjen e punëve.
  • Përgatitjen dhe marrjen e ofertave, analizimin e tyre dhe kujdesin për respektimin e afateve të ofertimit dhe kryerjes së punëve.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatitë kontratat me nënkontraktorët dhe furnitorët dhe kujdeset që këto kontrata të respektohen;
  • Përgatitë dokumentacionin përcjellës tek kontraktorët dhe furnitorët të nevojshme për mbajtjen e raportit dhe inspektimit të punëve të tyre apo furnizimeve;
  • Informon stafin e brendshëm dhe kontraktorët apo furnitorët në lidhje me kërkesat ligjore të ligjit të punës, ligjit të ndërtimit dhe ligjit për siguri në punë;
  • Përcjell afatet dhe përgjegjësit e realizimit të kontratave dhe njofton Koordinatorin e projekteve si dhe Menaxherin e Kontratave;
  • Sigurohet që dokumentacioni të fajlohet dhe arkivohet në serverin e kompanisë dhe arkivimin fizik të folderave;
  • Analizon dhe kontrollon Situacionet që dërgohen nga nënkontratorët dhe pas aprovimit nga Koordinatori i projekteve i përcjell tek departamentet relevante;
  • Pranon dhe  arkivon raportet për projekte nga Menaxheret e projekteve dhe krijon Raporte mujore për Koordinatorin e projekteve;
  • Mban evidence dhe arkivon ofertat e marra nga nënkontraktorët dhe furnitorët;
  • Bënë krahasimin e ofertave dhe nxjerr përfundimet relevante në lidhje me përshtatshmërinë e ofertës;
  • Mban barazimet me nënkontraktor krahason me sistemin  dhe raporton tek Koordinatori i projekteve në baza mujore;
  • Komunikon më Koordinatorin e Projekteve dhe Menaxherin e kontratave për secilën qështje që konsiderohet e rëndësishme.

 

Njohuritë dhe shkathtësitë:

  • Të ketë të përfunduar fakultetin (bachelor i ndërtimtarisë/arkitekturës apo drejtimeve tjera teknike);
  • Të njoh mirë ligjin për ndërtim, ligjin e prokurimit, ligjin e punës dhe ligjin për siguri në pune;
  • Të njoh në nivel të avancuar gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar
  • Të njoh punën me kompjuter (përveç programeve profesionale edhe Excel dhe Word ne nivel të avancuar)

 

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

 

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkuroni.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 05.06.2018

Vetëm personat të cilët do të përzgjedhen për testim do të kontaktohen.