Polar Light në Festivalin e Gjelbër

Al Trade Holding është duke prezantuar produktet e Polar Light në kuadër të edicionit të tretë të Festivalit të Gjelbër do po mbahet në Sallën e Sporteve 1 Tetori në Prishtinë.

Prezenca e produkteve tona i jep kuptim këtij panairi, duke qenë e vetmja kompani në vend që bënë prodhimin e teknologjisë LED në fushën e ndriqimit.

Ju ftojmë të na vizitoni në këtë panair, për tu njohur për së afërmi me produktet dhe shërbimet tona. Panairi do të jetë i hapur deri nesër në mbrëmje.

Festivali i Gjelbër organizohet nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida – Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës.