Vend i lirë pune – Analist i blerjeve

Pozita
Analist/e Blerjeve

Kompania
Bau Market Sh.p.k

Raporton
Menaxherit të Furnizimeve

Lokacioni primar i punës
Në zyret e Bau Market sh.p.k

Përshkrimi i vendit të punës:
– Detyrë parësore e analistit te blerjeve është të sigurohet së porositë e mallrave po bëhen me kohë, po bëhen tek furnitori i duhur, sipas kushteve te specifikuara kontraktuale dhe duke minimizuar kostot.
Informohet dhe bënë analiza mbi ecurinë e shitjeve dhe stoqeve te sektorit përkatës, bënë parashikime dhe hulumton për furnitor te rinj dhe produkte te reja apo produkte alternative.

Detyrat dhe përgjegjësitë

• Komunikon aktivisht me departamentin e shitjes dhe identifikon nevojat e kompanisë për furnizimin;
• Përpilon planin vjetor të furnizimit (importe dhe vendore) si në aspektin kohor po ashtu edhe atë financiar. Rishikon planin minimalisht në baza tremujore;
• Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj)
• Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë;
• Kujdeset që vendosja e çmimeve të jetë në kuadër të marzhave të lejuara;
• Jep porosi për blerje dhe kujdeset që ekzekutimi i saj të bëhet në kohën e duhur;
• Ndërton raporte dhe ruan ato me furnitorët dhe palët tjera relevante;
• Kujdeset që afatet e pagesave po respektohen;
• Sigurohet që të gjitha kushtet kontraktuale po respektohen nga të dyja palët;
• Mirëmban kartelat e furnitorëve dhe raporton për to në baza periodike;
• Raporton tek menaxheri I blerjeve/furnizimit në baza periodike;
• Kryen punë (me kërkesë të udhëheqësit) tjera që nuk janë specifikuar këtu por që mbesin në domenin e departamentit të blerjeve/furnizimeve.

Njohuritë dhe Shkathtësitë

• Diplomë Universitare (Menaxhim Biznesi, Ekonomik);
• Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
• Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
• Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
• Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
• Të posedoj patente shofer. Kategoraia B

Dokumentet e kërkuara
• CV në format Evropian
• Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
• Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 29.10.2018.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.