Vend i lire pune – Analist/e blerjeve

Pozita: Analist/e Blerjeve
Kompania: Bau Market sh.p.k.
Raporton: Menaxherit të Furnizimeve
Lokacioni primar i punës: Në zyrat e Bau Market sh.p.k


Përshkrimi i vendit të punës:
* Detyrë parësore e analistit te blerjeve është të sigurohet së porositë e mallrave po bëhen me kohë, po bëhen tek furnitori i duhur, sipas kushteve te specifikuara kontraktuale dhe duke minimizuar kostot.
* Informohet dhe bënë analiza mbi ecurinë e shitjeve dhe stoqeve te sektorit përkatës, bënë parashikime dhe hulumton për furnitor te rinj dhe produkte te reja apo produkte alternative.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

* Komunikon aktivisht me departamentin e shitjes dhe identifikon nevojat e kompanisë për furnizimin
* Përpilon planin vjetor të furnizimit (importe dhe vendore) si në aspektin kohor po ashtu edhe atë financiar. Rishikon planin minimalisht në baza tremujore
* Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj)
* Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë
* Kujdeset që vendosja e çmimeve të jetë në kuadër të marzhave të lejuara
* Jep porosi për blerje dhe kujdeset që ekzekutimi i saj të bëhet në kohën e duhur
* Ndërton raporte dhe ruan ato me furnitorët dhe palët tjera relevante
* Kujdeset që afatet e pagesave po respektohen
* Sigurohet që të gjitha kushtet kontraktuale po respektohen nga të dyja palët
* Mirëmban kartelat e furnitorëve dhe raporton për to në baza periodike
* Raporton tek menaxheri i blerjeve/furnizimit në baza periodike
* Kryen punë (me kërkesë të udhëheqësit) tjera që nuk janë specifikuar këtu por që mbesin në domenin e departamentit të blerjeve/furnizimeve


Njohuritë dhe shkathtësitë:

* Diplomë Universitare (Menaxhim Biznesi, Ekonomik)
* Të ketë së pako 3 vite përvojë në punë të ngjashme
* Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word)
* Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi
* Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar
* Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse
* Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
* Të posedoj patente shofer. Kategoria B


Dokumentet e kërkuara:

* CV në format Evropian
* Diplomën/at dhe certifikata relevante profesionale
* Referencat e punës



Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: hr@altradeholding.eu dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 19.04.2019.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.